![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/06/houthi_missiles.webp)
Forcat amerikane shkatërruan tre dronë lundrues të grupit Houthi në Detin e Kuq
23 qershor 2024
| 08:19
Forcat amerikane shkatërruan tre dronë lundrues Houthi në Detin e Kuq në 24 orët e fundit, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së.
Gjithashtu rebelët jemenas të mbështetur nga Irani pretenduan se hodhën tre raketa balistike në drejtim të Gjirit të Adenit
Por Komanda Qendrore e SHBA-së, (CENTCOM) mohon kategorikisht pretendimin e Houthi për një sulm të suksesshëm ndaj aeroplanmbajtëses amerikane USS Dwight D. Eisenhower.