Forcat amerikane trajnojnë komandot e FSK-së (foto)
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se komandot e FSK-së po vazhdojnë avancimin profesional në shkathtësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane.
“Komandot tona vazhdojnë avancimin profesional në shkathtësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane . Sot isha në Aeroportin e Gjakovës ku vizitova komandot tona të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të cilët jane duke realizuar, me instruktorët ushtarak amerikan, trajnimet specialistike për avancimin e shkathtësive taktike në operacionet speciale”.
“Nga afër pashë, nivelin shumë të lartë të përgatitjes së komandove tona për t’u përballur suksesshëm në secilën sfidë. Së bashku me forcat aleate amerikane gjithnjë e më të fortë!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.