Forcat Demokratike Siriane dorëzojnë qindra militantë të ISIS-it në Irak
Forcat Demokratike Siriane (SDF), të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, kanë dorëzuar 280 kryengritës të grupit militant, Shteti Islamik (ISIS) në Qeverinë e Irakut, kanë njoftuar zyrtarët e Bagdadit.
Sipas tyre, numri i personave që janë dorëzuar përbën vetëm një pjesë të “numrit të madh” të luftëtarëve të IS-it që mbahen nga pjesëtarët e SDF-së, duke përmendur se rreth 500 irakianë janë nën kontrollin e tyre.
Forcat e sigurisë irakiane kanë thënë se transferimi i këtyre personave do të “vazhdojë derisa të kompletohet i gjithë procesi”.
Luftëtarët e ISIS-it patën fituar kontrollin e disa pjesëve të mëdha të territorit në Irak dhe Siri më 2014, duke krijuar të ashtuquajturin “kalifati islamik”.
Megjithatë, forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kanë larguar militantët nga pjesa më e mëdha e territoreve që kanë kontrolluar.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se shumë shpejt do të shpallë dhënien fund të “kalifatit” si dhe ka deklaruar se do të tërheqë nga Siria, 2000 trupat amerikane që kanë mbështetur Forcat Demokratike Siriane.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar më pas se rreth 400 “paqeruajtës” amerikanë do të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë shtet “edhe për një kohë”.