Forcat e Armatosura të Shqipërisë ndërtuan një urë 42 metra të gjatë
08 korrik 2019
| 13:38
Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, se Forcat e Armatosura të Shqipërisë ndërtuan në Mbrezhdan të Këlcyrës një urë 42 metra të gjatë.
Ajo ka theksuar se kjo urë lehtëson lëvizjen e banorëve dhe mbështet nismën e qeverisë “100 fshatrat” në ndihmë të agroturizmit.