Forcat e Egjiptit vrasin dhjetëra militantë të ISIS-it
19 mars 2018
| 12:50
Forcat e sigurisë në Egjipt kanë vrarë 36 militantë të dyshuar në Gadishullin Sinai, gjatë pesë ditëve të kaluar, bëri të ditur ushtria e këtij vendi.
Trupat kanë nisur ofensivën muajin e kaluar, pasi presidenti Abdel Fattah al-Sisi ka dhënë tre muaj kohë për shkatërrimin e grupit militant Shteti Islamik (ISIS) në Sinai, raporton “Rel”.
Gjatë pesë ditëve të kaluar janë arrestuar edhe 345 militantë të dyshuar, ka njoftuar Ushtria egjiptiane.
Në muajin nëntor, militantët e dyshuar të Shtetit Islamik kanë sulmuar një xhami në veri të Sinait duke vrarë mbi 250 njerëz.
Ky sulm ka nxitur presidentin Sisi të udhëzojë ushtrinë edhe për përdorim të “forcës brutale” kundër Shtetit Islamik.