Forcat e Izraelit publikojnë pamjet: Disa raketa të Hamasit po përfundojnë në Gaza

13 maj 2021 | 23:39

Forcat Mbrojtëse të Izraelit, kanë akuzuar Hamasin se disa nga raketat e tyre që ishin nisur në drejtim të Izraelit po përfundojnë në Gaza.

Në një postim në “Twetter”, Forcat e Izraelit kanë publikuar një video, ku pretendohet se një raketë që u drejtua për në Izrael përfundoj në Gaza.

“Shikojeni se si një nga raketat e Hamas, e drejtuar për në Izrael, përfundon në Gaza. Nuk është hera e parë kjo. Hamasi ka dështuar në hedhjen e 350 raketave në 3 ditët e fundit. Këto raketa po rezultojnë në vdekjen e civilëve në Gaza. është koha që bota të kërkoi llogari nga Hamasi”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur,…