Forcat e mbështetura nga Turqia hyjnë në Afrin
Forcat e mbështetura nga Turqia raportohet se kanë arritur në qendër të qytetit sirian Afrin.
Ofensiva në Afrin kundër milicisë kurde siriane ka nisur qe dy muaj nga Turqia.
Ankaraja i konsideron forcat kurde në enklavën e Afrinit si terrorist për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.
Agjencia e lajmeve turke “Dogan” ka raportuar sot se luftëtarët sirianë të mbështetur nga Turqia “kanë vendosur kontrollin” në qendër të qytetit.
Po ashtu janë shfaqur disa pamje të njerëzve të armatosur duke ecur pranë ndërtesave të braktisura.
Vëzhguesit sirianë për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se luftëtarët sirianë kanë hyrë në qytet, teksa forcat turke i kanë mbështetur përmes sulmeve ajrore.
Në ditët e fundit, mijëra banorë janë larguar nga kjo zonë.