Forcat e Nigerit vrasin 75 militantë të Boko Haramit në zonat kufitare
13 maj 2020
| 16:06
Ministria e Mbrojtjes e Nigerit ka njoftuar se 75 militantë të grupit Boko Haram janë vrarë gjatë operacioneve të sigurisë gjatë kësaj jave në rajonin ku takohen kufijtë e Nigerit, Nigerisë dhe Çadit.
Kryengritja e grupit Boko Haram filloi në vitin 2009 dhe vazhdon edhe sot me sulme në territoret e Çadit, Nigerit dhe Kamerunit.
Operacionet e forcave ushtarake u ndërmorën pas një vargu të sulmeve nga grupi Boko Haram ndaj pozicioneve të ushtrisë afër qytezës Diffa, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Nigerit.
Në njoftim thuhet se 25 militantë u vranë gjatë luftimeve 75 kilometra në jug të Diffas dhe 50 të tjerë përmes sulmeve të përbashkëta ajrore mes forcave të Nigerit, Nigerisë dhe Çadit në zonën e Liqenit Çad.