Forcat izraelite nuk janë konsultuar me Netanyahun për vrasjen e djemve të liderit të Hamasit
Forcat izraelite vranë tre djemtë e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në një sulm ajror në Gaza pa u konsultuar me komandantët e lartë apo liderët politikë, përfshirë kryeministrin, Benjamin Netanyahu, thotë Reuters duke cituar raportet e mediave izraelite të enjten.
Duke cituar zyrtarë të lartë izraelitë, agjencia e lajmeve Walla tha se as Netanyahut dhe as ministrit të mbrojtjes, Yoav Gallant nuk ishin njoftuar paraprakisht për sulmin, i cili ishte koordinuar nga ushtria izraelite dhe shërbimi i inteligjencës Shin Bet.
Thuhet se Amir, Mohammad dhe Hazem Haniyeh ishin shënjestruar si luftëtarë dhe jo sepse ishin djemtë e liderit politik të Hamasit. Ushtria izraelite nuk i komentoi raportet se katër nga nipërit e Haniyeh ishin vrarë gjithashtu, raporton Reuters.