Forcat izraelite vrasin liderin e Hamasit

13 nëntor 2023 | 08:55

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e kanë vrarë Ahmed Siam, komandant i grupit terrorist të Hamasit.

IDF njoftoi se udhëheqësi i Brigadës al-Furqan “po fshihej në shkollën Al Buraq bashkë me terroristët e tjerë”, raportojnë mediet e huaja.

Trupat izraelite thanë më tej se Siam po përdorte si mburoja njerëzore palestinezët në spitalin Al-Rantisi në Gaza.

IDF më tej shtoi se ka vrarë komandantin e Hamasit në një operacion të përbashkët me agjencinë e inteligjencës të vendit Shin Bet të premten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman Olaf Scholz mendon se një armëpushim i menjëhershëm…