Forcat nacionaliste serbe fitojnë Nikshiqin

15 mars 2021 | 14:11

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje në komunën e Nikshiqit të Malit të Zi, koalicioni zgjedhor “Për ardhmërinë e Nikshiqit” në të cilin bëjnë pjesë partitë e grumbulluara rreth të ashtuquajturit “Fronti demokratik” që udhëhiqet nga nacionalistët Andreja Mandiq, Aleksa Beçiqi dhe Zdravko Krivokapiq, kanë arritur fitore duke u kthyer mbas 20 vitesh në pushtet në komunën e dytë më të madhe, mbas Podgoricës.

Humbja e partisë së Mile Gjukanoviqit, e cila solli deri te pavarësia e Malit të Zi nga Serbia, hapë rrugë për rikthimin dhe fuqizimin e politikave serbe dhe proserbe në këtë shtet të vogël në Ballkanin Perëndimorë, dhe gjithsesi kjo e komplikon të ardhmen e rajonit. Mali i Zi, është mbajtur vazhdimisht nën presion politik dhe agjenturorë nga Serbia që prej shpalljes së pavarësisë, në vitin 2006. Dhe po ashtu, edhe nga Rusia.

“Nata” e mbrëmshme, është përcjellë në Nikshiq me festime të mëdha që kanë sjellë në pah, ashiqare festime kërcënuese serbe e proserbe, në union me Memorandumin e dytë serb, për rikthim në politikat e vjetra ekspansioniste e hegjemoniste.

Siç bëjnë të dituar mediat vendore në disa komuna të Malit të Zi të dielën janë mbajtur zgjedhjet lokale. Ndërsa komuna e cila ka marr vëmendjen më të madhe ka qenë ajo e Nikshiqit, ku kanë garuar katër koalicioneve dhe dy parti politike

I pari në listën zgjedhore është koalicioni “Ekipi Evropian për Nikshiq”, i cili përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Social Demokratët (SD), Partia Liberale dhe Komiteti Patriotik dhe e dyta është Lëvizja Popullore e Miodrag Davidoviçit dhe sllogani i saj “Për Ringjalljen e Nikshiq”.

Në vendin e tretë është Partia Social Demokrate “Me një Zemër për Nikshiqin” dhe në vendin e katërt është koalicioni “Për të Ardhmen e Nikshiqit”, i cili përbëhet nga Fronti Demokratik, Partia Socialiste e Popullit, Lëvizja Qytetare “Për Jetën” e Nikshiq “, Partia e Punëtorëve, Mali i Zi i Bashkuar, Partia Komuniste Jugosllave. Partia Radikale Serbe, Socialistët e Malit të Zi dhe Lëvizja e Pensionistëve dhe Punëtorëve me Aftësi të Kufizuara.

Koalicioni “E Zezë në të Bardhë – A mundet Nikshiqi”, e cila përbëhet nga Lëvizja Qytetare URA dhe figurat jo-partizane është numri pesë, dhe në vendin e gjashtë është koalicioni “Paqja është kombi ynë – Liria e Rrethit”, e cila përfshin Demokratët, Lëvizjen Qytetare “Ne nuk i japim Nikshiqin”, Demos, Partia e Pensionistëve, Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Kthimit dhe “Plenumi 083”.

Të drejtën e votës e kanë pasur 58,833 zgjedhës, të cilët kanë votuar në 138 vendvotime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen duket se është pa frena në merkaton e…