Forcat ruse marrin kontrollin e një baze ajrore pranë Kievit në Ukrainë
Trupat ajrore ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit Antonov, i cili është rreth 25 milje larg nga qendra e Kievit në Ukrainë.
“Ata na kanë lejuar të hyjmë dhe të jemi me ta ndërsa mbrojnë perimetrin e kësaj baze ajrore, ku trupat me helikopterë u ulën në orët e para të mëngjesit për kryer një punë për të lejuar më shumë trupa të hyjnë brenda”, ka raportuar Matthew Chance nga “CNN”.
Trupat kanë një brez portokalli dhe të zi në krahun e uniformave të tyre për t’i identifikuar si forca ruse, ka thënë ai.
Komandanti i njësisë i ka thënë “CNN”-it se kishte një luftë zjarri dhe mesa duket me ushtrinë ukrainase, e cila ka thënë se po organizon një kundërofensivë për të provuar që të rimarrë këtë aeroport.
Chance ka shtuar se: “Po dëgjojmë disa avionë në ajër… ka tym të zi, tym gri e tym ngjyrë kafe, që del nga brenda kompleksit të bazës ajrore. Mendoj se ka avionë në qiell mbi ne”.