Forcat ruse po rrisin përpjekjet për sulm drejt Kievit
Forcat ruse duket se kanë bërë përparim të vogël në luftën e tyre drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Sirenat janë dërguar në disa qytete të Ukrainës në orët e para të 12 marsit, bashkë me thirrjet që njerëzit të gjejnë streha të sigurta, sipas mediave lokale.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina “veçse ka arritur në një pikë kthese strategjike”.
“Është e pamundshme të themi edhe sa ditë na kanë mbetur për të çliruar tokën ukrainase. Mirëpo mund të themi se do ta bëjmë këtë gjë”, ka thënë Zelensky në një video-adresim, teksa pushtimi rus ka hyrë në javën e tretë, raporton Rel.
Në qytetetin jugor, Mariupol, sulmet e pandërprera kanë penguar tentimet e vazhdueshme për të dërguar ushqim dhe ujë, si dhe për të evakuuar civilët e bllokuar.
Sipas zyrtareve të qytetit, në 12 ditët e sulmit, në Mariupol kanë vdekur 1,500 njerëz.
Sipas kryetarit të qytetit, bombardimet kanë detyruar ekipet që të mos gërmojnë për varreza masive, andaj “të vdekurit as nuk janë duke u varrosur”.
Një sulm vdekjeprurës në një spital materniteti në këtë qytet, gjatë kësaj jave, ka nxitur zemërim ndërkombëtar dhe sugjerime për krime të luftës.
Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë se ka dëmtuar një spital për trajtim të kancerit dhe disa ndërtesa të banimit në qytetin Mikollaiv.
Udhëheqësi i spitalit, Maksim Beznosenko, ka thënë se qindra pacientë kanë qenë në objekt kur kanë ndodhur sulmet, mirëpo asnjëri nuk ka vdekur.
Sulmet kanë dëmtuar ndërtesën dhe kanë thyer dritaret.
Forcat ruse kanë rritur sulmet në Mikollaiv, qytet rreth 470 kilometra në jug të Kievit, në tentim e sipër për ta rrethuar qytetin.
Konflikti ka nxitur mbi 2.5 milionë refugjatë që të largohen nga shteti.