Forcat ruse rrethojnë Kherson, qytetin në jug të Ukrainës

01 mars 2022 | 08:00

Forcat ruse këtë të martë kanë rrethuar qendrën rajonale të Khersonit në Ukrainën jugore.

BBC raporton se trupat ruse kishin nisur një sulm tokësor në qytetin që ndodhet pranë Krimesë të kontrolluar nga Moska.

“Ushtria ruse po vendos postblloqe në hyrjet e Khersonit, por qyteti ka qenë dhe do të mbetet ukrainas”, ka thënë kryebashkiaku Igor Kolykhayev.

Ndër të tjera, mediet raportojnë se qyteti ka qenë i rrethuar dhe ka shumë ushtarë rusë dhe pajisje ushtarake në të gjithë anët e Khersonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mastercard ka thënë se ka bllokuar transaksionet nga Rusia si…