Forcat ruse shkatërrojnë depon me armë evropiane dhe amerikane  

27 prill 2022 | 12:04

Raketat ruse kanë goditur një depo, në të cilën mbaheshin armë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, sipas një deklaratë të Moskës, shkruan skynews.

Ministria e mbrojtjes ruse  tha se raketat e saj Kalibr shkatërruan depon në rajonin e Zaporizhzhia që përmbante “një grumbull të madh armësh dhe municionesh për trupat ukrainase nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane”.

Ditën e djeshme, Rusia akuzoi Perëndimin se “po i hidhte benzinë zjarrit” duke furnizuar me armë Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë deklaruar se nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë por Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë kanë furnizuar Kievin me sasi të mëdha armësh, duke përfshirë dronë dhe raketa anti-ajrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beatrix Ramosaj ditë më parë publikoi një video në llogaritë…