Forcat shtesë të KFOR-it për shkak tensioneve në veri, Bosch: Situata mund të dalë jashtë kontrolli

04 dhjetor 2023 | 16:46

Diplomati holandez, dikur ambasador në Kosovë, Robert Bosch, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës mund të dalë jashtë kontrollit.

Këtë deklaratë Bosch e ka dhënë duke u bazuar në vendimin e NATO-s për rritjen e numrit të forcave në veri të vendit.

“Nuk e di nëse NATO ka informacion se situata mund të dalë jashtë kontrolli por duke pasur parasysh rritjen e numrit të trupave nuk mendoj se ata do të shtoheshin, nëse nuk do të kishte asgjë”, ka thënë ai për “Insajderin”.

Ambasadori holandez ka komentuar edhe vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Kosovë dhe Serbi.

“Vizita e Sekretari të NATO-s është gjithashtu një tregues i qartë se NATO e merr situatën seriozisht”, ka deklaruar Bosch.

Duke folur për situatën e sigurisë në vend e rajon, Bosch ka thënë se rreziku i vërtetë vjen nga Rusia.

“Shqetësimi dhe brenga më e madhe duhet të jetë Rusia”, ka thënë diplomati holandez.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardian Ismajli ka dhënë një intervistë në mediet kroate, në…