Forcat ukrainase kryejnë sulme me dronë në Rusi, mbyllen shkollat në Tver
18 shtator 2024
| 08:57
Ukraina ka kryer sulme me dronë në rajonin Tver të Rusisë. Autoritetet pas sulmeve evakuuan menjëherë banorët.
Guvernatori i qarkut tha se situata është nën kontroll dhe se ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll zjarret.
Nga ana tjetër po sipas guvernatorit të qarkut mbrojtja ruse arriti të ndalojë një sulm tjetër masiv me dronë në qytet nga forcat ukrainase.
Megjithatë shkollat dhe kopshtet janë pezulluar për sot në pjesë të rajonit Tver të Rusisë, njoftuan sot zyrtarët.