Forcat ukrainase publikojnë pamjet e shkatërrimit të tankeve, pajisjeve ushtarake dhe artilerisë ruse
Pjesëtarët e forcave të armatosura të Ukrainës kanë publikuar në rrjetet sociale pamje që thuhet se tregojnë “shkatërrimin e tankeve, pajisjeve ushtarake dhe artilerisë ruse” në qytetin lindor të Izyum.
Ndonëse autenticiteti i videos nuk është konfirmuar, aty thuhet se janë shkatërruar 15 tanke dhe gjithsej 30 objektiva të armikut rus.
Ndryshe, më herët këtë mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria ruse po bombardonte vazhdimisht dhe pamëshirshëm ndërtesat dhe zonat e banuara në lindje të vendit.
Zelensky i krahasoi sulmet në Izyum me situatën në Mariupol, një qytet port që u shkatërrua pasi ishte objektiv i sulmeve të përditshme që nga fillimi i agresionit rus.
Edhe Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se ka vepruar “si i shthurur” në agresionin e tij në Ukrainë.
#Ukraine: Two more Russian tanks were destroyed/damaged in the vicinity of #Izyum.
Given the precision of the first strike, it is possible that a loitering munition was used, which was also suggested by the source. pic.twitter.com/Q1jGRN0lB1
— ?? Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) April 29, 2022