Forcat ukrainase rrëzojnë katër raketa të tjera ruse

11 tetor 2022 | 11:21

Forcat ukrainase kanë rrëzuar katër raketa ruse mëngjesin e sotëm, ka thënë zëdhënësi i Komandës së Forcave Ajrore të vendit, Yuriy Ihnat, sipas BBC.

Sulmet me raketa filluan në orën 7 të mëngjesit, ka thënë Ihnat, duke shtuar se ushtria ukrainase përdori sistemet e mbrojtjes ajrore  për të rrëzuar raketat.

Dy nga raketat u shkatërruan mbi rajonin e Kievit, ka thënë kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit, Oleksiy Kuleba, në një mesazh në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…