Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus në rajonin e Donetskut
13 maj 2024
| 23:36
Brigada e 110-të e Mekanizuar e ushtrisë ukrainase ka arritur të rrëzojë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase si dhe presidenti Volodymyr Zelensky, gjatë adresimit të tij më të fundit.
“Aeroplani i tretë i rrëzuar brenda dy javëve të fundit. Forcat tona të Brigadës së 100-të të Mekanizuar janë të pandalshëm. Sot ata shkatërruan një aeroplan luftarak rus Su-25”, thuhet në kumtesën e përbashkët.
Presidenti ukrainas falënderoi ushtarët e vendit të tij për punën e tyre të palodhshme.
“Nuk duhet të ketë siguri në tokën ukrainase për pushtuesit, sikurse edhe në qiellin tonë. Jemi falënderues për rrëzimin e Su-25 rus në rajonin e Donetskut”, tha Zelensky.