Forcat ukrainase vazhdojnë të zmbrapsin sulmet ruse në Donbas

28 gusht 2022 | 11:11

Forcat ukrainase kanë vazhduar të zmbrapsin përpjekjet ruse për të depërtuar rreth qytetit strategjik të Bahmutit, teksa Moska po tenton që të shtrijë kontrollin mbi rajonin e Donbasit.

Pasi javë më parë morën Severodonjeckun dhe Lisiçanskun, forcat ruse tani janë përqendruar në marrjen e Bahmutit.

Ky qytet – që vlerësohet se kishte 70.000 banorë para se Rusia të niste pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt – ka qenë cak i granatimeve të reja më 27 gusht. Granatime ka pasur edhe në afërsi, në Soldedar dhe Zaitseve, tha ushtria ukrainase.

Në raportin e ushtrisë ukrainase u tha se kanë arritur të ndalin përparimin rus edhe në dy qytetet e tjera të mëdha, Sllovijansk dhe Kramatorsk, raporton Rel.

Ushtria ukrainase po ashtu tha se forcat e saj janë ende duke e mbajtur kontrollin në qytetin Avdijavka, teksa ka arritur të zmbrapsë sulmet me artileri dhe ajrore ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma janë pranë nënshkrimit me sulmuesin Andrea Belotti. Kjo…