Forcë ndërkombëtare kundër Rusisë, shefat ushtarakë të 30 vendeve mblidhen në Paris

11 mars 2025 | 12:38

Më shumë se 30 shefa ushtarakë nga e gjithë bota janë mbledhur sot (e martë) në Paris për të diskutuar krijimin e një force ndërkombëtare që ka si qëllim parandalimin e çdo agresioni të mundshëm nga Rusia, pasi të arrihet armëpushimi në Ukrainë.

Takimi në Paris përfaqëson një moment kyç në përpjekjet e Britanisë së Madhe dhe Francës për të bashkuar vendet, kryesisht ato evropiane, në kuadër të një “koalicioni të të vullnetshmëve”. Ky koalicion synon të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, duke e mbrojtur nga një pushtim i mundshëm nga Rusia, , raporton “The Guardian”.

Në këtë ngjarje janë të ftuar pothuajse të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, do të jenë të pranishme edhe fuqitë aziatike, si Japonia dhe Koreja e Jugut.

Takimi kryesor, që është pjesë e forumit të mbrojtjes në Paris, pritet të mbahet më vonë gjatë ditës. Një fjalim i rëndësishëm nga presidenti francez, Emmanuel Macron, do të shpalosë detajet e koalicionit të udhëhequr nga vendet evropiane për mbështetje të mëtejshme ndaj Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte është arrestuar të martën në…