Forcohet uragani ‘Florence’, kërcënon Bregun Lindor të SHBA-së

11 shtator 2018 | 10:55

Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara ka bërë me dije se një uragan i kategorisë 4 në Atlantik është duke mbledhur fuqi dhe se pritet të godasë Bregun Lindor të SHBA-së të enjten.

Parashikuesit e motit kanë thënë se uragani “Florence” aktualisht ka erëra prej 220 kilometrash në orë dhe se pritet të forcohet në ditët e ardhshme.

Stuhia pritet të zbarkojë në mes të Karolinës së Jugut dhe Virxhinias, duke sjellë erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Guvernatorët e disa shteteve kanë shpallur tashmë gjendje të jashtëzakonshme.

Zyrtarët atje kanë thënë se mbi një milion njerëz janë urdhëruar të evakuohen.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar disa paralajmërime për uraganin “Florence”.

“Një nga stuhitë më të këqija në shumë vite do të godasë Bregun Lindor”, ka shkruar Trumpi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albion Ajeti ka treguar për “blick.ch” se që në vitin…