“Forever 21” drejt falimentimit, mbyllen deri në 350 dyqane në të gjithë botën
Një nga kompanitë më në zë të modës, “Forever 21”, ka paraqitur mbrojtjen e falimentimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kompania është shprehur se planifikon të “dalë nga shumica e vendeve ndërkombëtare në Azi dhe Europë”, por do të vazhdojë të funksionojë në Meksikë dhe Amerikën Latine. “Kompania parashikon se do të mbyllen deri në 350 dyqane në të gjithë botën”, tha një zëdhënës, duke përfshirë sa më shumë se 178 dyqane amerikane.
“Forever 21”, tregton rroba dhe pajisje të lira, të modës dhe konkurron kundër markave të tilla si “Zara” dhe “H&M”, shkruan “scantv”.
Por disa analistë thonë se shitësi me pakicë, i themeluar në vitin 1984, ka humbur rrugën e tij gjatë pesë viteve të fundit, dhe nuk ka arritur të krijojë marrëveshje, në favor të blerësve të rinj amerikanë që kërkojnë veshje relativisht të lira. Kompania gjithashtu, si shumë shitës me pakicë tradicionale, ka luftuar kundër rritjes së konkurrencës nga rivalët në internet. Mbrojtja ndaj falimentimit, konsiston në shlyerjen e detyrimeve ndaj kreditorëve të saj, duke i dhënë kohë kompanisë të riorganizojë borxhet e saj ose të shesë pjesë të biznesit. Një zëdhënës i “Forever 21”, tha se kompania pritet të ketë rreth 450- 500 dyqane globalisht pas këtij procesi, nga totali i tanishëm i rreth 800 dyqaneve.
“Forever 21” kishte njoftuar javën e kaluar se do të tërhiqej nga Japonia deri në tetor për shkak të “vazhdimit të shitjeve të ngadalta”. Firma me qendër në Kaliforni tani ka thënë se po kërkon të mbyllë deri në 178 dyqane në të gjithë SHBA, por ka dhënë pak detaje në tregjet e tjera.