Forlani: Ronaldo ishte egoist
19 gusht 2019
| 12:04
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Diego Forlan, thotë se Cristiano Ronaldo ishte egoist në zhveshtoren e Unitedit dhe se gjithmonë dëshironte ta kishte afër ndonjë pasqyre.
40-vjeçari, i cili kishte qenë pjesë e skuadrës nga “Old Trafford”, thotë se portugezi nuk ishte njeriu i duhur për ta veshur fanellën me numër shtatë, të cilën më parë e kishte mbajtur David Beckham. “Ronaldo ishte një egoist në zhveshtore, jo si Beckhami.
Cristiano gjithmonë dëshironte të ishte afër ndonjë pasqyre. Ai e kalonte të gjithë ditën duke e shikuar veten në pasqyrë”, ka thënë Forlani për “The Mirror”.