Forma e Interit në rënie, drejtuesit e klubit marrin vendim për Inzaghin

23 mars 2022 | 14:02

Pavarësisht rezultateve të dobëta në javët e fundit, Interi merr vendimin që Simone Inzaghi do të vijojë që të jetë pjesë e skuadrës.

Lajmi është bërë i ditur nga mediet italiane. Drejtuesit e klubit e vlerësojnë se Inzaghi ka përmbushur çdo pritshmëri, pasi objektivi minimal ishte sigurimi i një vendi në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër .

Gjithsesi tifozët zikaltër kërkojnë dhe mbrojtjen e titullit kampion. Klubi ka nisur që tani nga puna për projektimin e skuadrës së edicionit të ardhshëm edhe pse çdo llogari në Serie A mbetet e hapur. Për momentin Milan ka 66 pikë, 3 më shumë se Napoli i vendit të dytë dhe 6 nga Interi i vendit të tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja Projektuese “EDA Consulting Group” O.P. shpall të pavlefshme numrin…