
Forma e mirë e Starkoshës tërheq interesimin e shumë skuadrave
28 dhjetor 2017
| 15:46
Forma e mirë në edicionin e kaluar, sidomos në këtë sezon në Serinë A nga Tomas Strakosha, ka bërë që shumë skuadra të interesohen për transferimin e tij.
Portieri shqiptar vetëm këtë sezon është aktivizuar 24 herë mes kampionatit e kupave, teksa ka pësuar 28 gola e, në 7 ndeshje, ka arritur ta mbajë portën të paprekur.
Sajti italian “calciomercato.it” raporton se Milani e konsideron Strakoshën pasardhës të Gianluigi Donnarummas, por edhe Juventusi e sheh si pasardhës të Giggi Buffonit. Skuadra tjetër që e pëlqen Starkoshën është Napoli, kurse interesim për të ka edhe nga La Liga dhe Premierë Liga.