Forma e veshit tregon për personalitetin tuaj

22 shtator 2018 | 16:26

Studimi ndaj formave të trupit dhe tipareve i përket shkencës së fizionomisë. Ajo ka qenë pjesë e kulturës kineze për qindra vjet, dhe pretendon se përmes tipareve të caktuar mund të përcaktojë karakterin e një personi.

Edhe pse duket si një detaj i parëndësishëm, sipas kësaj shkence forma e veshëve, sipas studimit që e transmeton Shqiptarja, zbulon disa veçori mjaft interesante për karakterin tuaj.

Veshë të rrumbullakët- Nëse keni vesh me formë të rrumbullakët ju jeni një person që e doni veten dhe dashurinë. Në përgjithësi, ky është objektivi në jetën tuaj. Ju i bëni mirë të tjerëve dhe kjo është arsyeja pse ju jeni një person popullor.

Image

Veshë katror- Nëse veshi juaj është në formë katrore, ju jeni racional, i arsyeshëm dhe konservator. Doni të merrni përgjegjësi. Në vend të ndryshimit të vazhdueshëm, ju pëlqen stabiliteti më shumë. Ju jeni të sjellshëm me të tjerët dhe prisni të njëjtën gjë.

Image

Veshë formë diamanti- Nëse keni veshë me formë diamanti, nuk jeni të zakonshëm në mendimet dhe veprimet tuaja. Jeni introvert, i përulur dhe i vetëqëndruar. Për shkak të të gjitha këtyre gjërave, është shumë e vështirë për të tjerët që t’ju kuptojnë sa duhet.

Image

Veshë në formë hëne- Nëse keni një veshë në formë hëne, jeni të ndjeshëm ndaj të tjerëve dhe para se të merrni ndonjë vendim, merrni parasysh mendimet dhe pikëpamjet e të tjerëve. Për shkak të natyrës suaj, njerëzit gjithmonë ju besojnë.

Image

Veshë në formë drejtkëndëshi- Nëse veshi juaj është drejtkëndor ju jeni shumë praktik dhe nuk ju pëlqejnë gjëra të pakuptimta. Jeni një perfeksionist dhe i planifikoni gjërat mirë që më parë, në mënyrë që çdo gjë të bëhet në mënyrë perfekte. Ju mbani premtimet që bëni.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, njëri prej zyrtarëve më…