Formacionet: Angli – Gjermani

29 qershor 2021 | 13:25

Kombëtarja e Anglisë sot ballafaqohet me Gjermaninë në 1/8 e finales. Ndeshja do të zhvillohet në Wembley me fillim nga ora 18:00.

Ky është takimi i tretë midis Anglisë dhe Gjermanisë në Kampionatin Evropian. Gjermania fitoi 6-5 në penallti pas barazimit 1-1 në gjysmëfinalen e vitit 1996, para se Anglia të fitonte 1-0 në fazat e grupeve në EURO 2000.

Anglia kurrë nuk ka fituar një ndeshje nokaut të Kampionatit Evropian në 90 minuta, ku katër takime kanë përfunduar në barazim dhe dy humbje, ndërsa katër ndeshje kanë shkuar në penallti, ku Anglia ka arritur vetëm njëherë të kalojë tutje kundër Spanjës në Wembley në EURO 1996.

Mason Mount dhe Ben Chilwell ende janë në dyshim për ndeshjen e sotme, për shkak se sot dalin nga karantina 10 ditëshe, raporton Goal.

Mats Hummels, Ilkay Gundogan, Serge Gnabry dhe Thomas Muller të gjithë luajtën kundër Hungarisë pasi kapërcyen dëmtimet e lehta, duke lënë Jonas Hoffman dhe Lukas Klostermann si dyshimet e vetme për ndeshjen e sotme.

Formacionet e mundshme:

Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Rice, Philips, Shaw; Saka, Kane, Sterling.

Gjermania: (3-4-2-1): Neuer; Ginter, Hummels, Rüdiger; Kimmich, Kroos, Goretzka, Gosens; Müller, Havertz; Gnabry.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat turke kanë njoftuar se Seker Arslan ka festuar ditëlindjen…