Formacionet: Arsenal – Chelsea

22 gusht 2021 | 12:00

Romelu Lukaku pritet të bëjë debutimin e dytë për Chelsean në derbin e Londrës. Lukaku kthehet në Premier Ligë, pasi shkëlqeu me 64 gola në 95 paraqitje për Interin.

Më nënshkrimin e belgut e ka bërë Chelsea si njërin prej favoritëve për të fituar Premier Ligë. Chelsea duket se është në formë të lartë, pasi arriti të fitonte Superkupën e UEFA-s, dhe ndeshjen e parë në Premier Ligë kundër Crystal Palace.

Ndërkohë, Arsenali e filloi në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin në Premier Ligë, pas humbjes në ndeshjen hapëse ndaj Brentfordit të sapo promovuar. Pierre-Emeric Aubameyang do të rikthehet në formacion, pasi në ndeshjen e kaluar nuk ishte për shkak se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Mungesat e Arsenalit priten të jenë: Lacazette, Runarsson, Gabriel Magalhaes dhe Thomas Partey. Gjithashtu transferi i ri Martin Odegaard nuk është në dispozicion, pasi po pret për vizën. Sidoqoftë, portieri Aaron Ramsdale mund të përfshihet pasi u transferua nga Sheffield United të premten.

Te Chelsea do të mungojë Christian Pulisic do të mungojë për shkak se ka rezultuar me COVID-19. Hakim Ziyech dhe N’Golo Kante pritet të kthehen, ndër Lukaku është gati për debutimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria shqiptare ka pranuar që për një afat të pacaktuar…