Formacionet: Arsenal – Chelsea
Arsenali dhe Chelsea do të ndeshen sot (e martë) në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 34-të në Ligën Premier.
“Topçinjtë” janë nikoqir të rivalëve lokal, Bluve, në takimin që pritet të zhvillohet në “Emirates” me fillim nga ora 21:00.
Ekipi i Mikel Artetas vjen në këtë ndeshje pas një serie të tmerrshme prej tri barazimeve dhe një humbje në katër ndeshjet e fundit dhe dëshiron t’i kthehet fitores për të rikthyer pozitën e parë të rrëmbyer nga Manchester City.
Në anën tjetër, mysafirët e Frank Lampard kanë katër humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit, duke qenë në formë të tmerrshme gjatë gjithë sezonit dhe një barazim për ta do të ishte sikur fitore. Arteta nuk pritet të bëjë asnjë ndryshim në formacionin e tij më të mirë, ku nuk mungojnë lojtarët kryesor si Gabriel Megalhaes, Granit Xhaka, Bukayo Saka dhe Gabriel Jesus.
Lampard do t’i besoj më shumë përvojës duke startuar me lojtarë si Thiago Silva, Cezar Azpilicueta, N’Golo Kante dhe Raheem Sterling.
Formacionet e mundshme:
Arsenal: Ramsdale; White, Holding, Magalhaes, Zinchenko; Xhaka, Partey, Odegaard; Saka, Jesus, Martinelli.
Chelsea: Arrizabalaga; Fofana, Silva, Chalobah; Azpilicueta, Fernandez, Kovacic, Chilwell; Kante, Mudryk, Sterling.