Formacionet: Arsenal –  PSG

29 prill 2025 | 15:43

Pasi eliminuan Real Madridin, Arsenali tani do të përballet me Paris Saint-Germainin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Klubi anglez do të takohet me kampionin francez në gjysmëfinalen e tyre të parë në 16 vitet e fundit, sot (e martë) në Londër.

Hera e fundit kur Arsenali kishte luajtur në gjysmëfinale të kësaj gare ka qenë në vitin 2009 ndaj Manchester United, teksa kanë arritur finale një herë.

Ata, sidoqoftë, janë në super formë dhe janë të pamposhtur për më shumë se dy muaj në të gjitha garat.

Ata e mposhtën 15 herë kampionin e Evropës, Real Madridin, me rezultat të përgjithshëm 5-1 në çerekfinale.

PSG në ndërkohë, e ka humbur ndeshjen e parë të sezonit në Ligue 1 të premten, pasi pësuan disfatë me rezultat 3-1 ndaj Nice në shtëpi.

Formacionet e mundshme:

Arsenal: Raya, Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly, Merino, Rice, Odegaard, Martinelli, Trossard, Saka.

Paris Saint-Germain: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes, Neves, Vitinha, Ruiz, Barcola, Dembele, Kvaratskhelia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët në Kosovë po përballen me rritje të vazhdueshme të…