Formacionet: Atalanta – Reali

24 shkurt 2021 | 14:10

Atalanta dhe Real Madridi takohen sonte (e mërkurë) në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra madrilene llogaritet favorite për të fituar dhe kaluar tutje, mirëpo skuadra italiane di të bëj edhe befasi. Skuadra nga Bergamo e mbylli fazën e grupeve në pozitën e dytë në Grupin D, duke regjistruar tri fitore, dy barazime dhe një humbje.

Në anën tjetër, ‘Los Blancos’ përfunduan si lider në Grupin B, duke regjistruar tri fitore, dy humbje dhe një barazim.

Gian Piero Gasperini sonte nuk do ta këtë në dispozicion vetëm Hans Hateboer, teksa skuadra spanjolle do këtë mungesa të shumta.

Zinedine Zidane sonte nuk do të këtë në dispozicion lojtarët si: Eden Hazard, Sergio Ramos, Karim Benzema, Marcelo, Federico Valverde, Rodrygo, Daniel Carvajal dhe Eder Militao.

Formacionet e mundshme:

Atalanta: Gollini; Toloi, Gjimshiti, Palomino; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Ilicic; Zapata, Muriel.
Real Madridi: Courtois; Vazquez, Varane, Nacho, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Diaz, Vinicius Jr.

Formacionet: Monchengladbach – City

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konference të jashtëzakonshme…