Formacionet: Barcelona – Frankfurt

14 prill 2022 | 12:01

Barcelona kërkon sonte biletën për në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Katalanët luajtën baras 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Frankfurt në udhëtim në Gjermani, kurse para tifozëve të tyre kërkojnë fitoren për të kaluar tutje.

Para ndeshjes, Xavi Hernandez ka marrë lajme të mira pasi në skuadër është kthyer Sergino Dest. Mbrojtësi amerikan pritet të marrë krahun e djathtë të mbrojtjes që nga minuta e parë.

Sipas ‘Marca’, Xavi nuk pritet të bëjë ndryshime të mëdha në mesfushë e sulm, me Ferran, Auba, Dembele, Busquets, Pedri e De Jong në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjisori i propozoi për herë të dytë superyllit të popit…