Formacionet: Barcelona – Napoli

17 shkurt 2022 | 15:03

Barcelona dhe Napoli të enjten nga ora 18:45 zhvillojnë ndeshjën e parë të 1/16-tës në Evropa Ligë.

Ekipi i drejtuar nga Xavi Hernandez e pret në “Camp Nou” skuadrën italiane, Napoli ku luan kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Katalunasit nuk do ta kenë ndihmën e: Dani Alves, Ronal Araujo, Alejandro Balde, Memphis Depay, Ansu Fati, Clement Lenglet, Sergio Roberto dhe Samuel Umtiti që janë të lënduar.

Në fakt edhe tek Napoli mungojnë katër futbollist për shkak të lëndimit: Axel Tuanzebe, Matteo Politano, Hirving Lozano dhe Stanislav Lobotka.

Formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen, Dest, Pique, Eric Garcia, Jordi Alba, Pedri, De Jong, Gavi, Adama Traore, Aubameyang, Ferran Torres.

Napoli: Meret, Di Lorenzo, Amir Rrahmani, Koulibaly, Ghoulam, Anguissa, Fabian Ruiz, Elmas, Zielinski, Insigne, Mertens.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar Ditën e…