Formacionet: Barcelona – Real
Sonte në orën 20:00, Barcelona do ta presë Real Madridin në “Camp Nou”. Këto dy skuadra do ta zhvillojnë njërën ndër derbit më të preferuar të tifozëve të futbollit, “El Clasicon”.
Më poshtë mund ta shikoni se cilët lojtarë pritet të dalin në fushën e lojës nga minuta e parë. Në El Clasico ka gjithmonë tensione – si në fushën e lojës, ashtu edhe në tribuna – duke u bërë kështu e njohur si ndër rivalitetet më të mira në botë. Ky rivalitet pritet të jetë edhe më i zjarrtë sonte për shkak se dy skuadrat do të tentojnë ta marrin kreun e ligës, si dhe për shkak të tensioneve dhe protestave politike.
Që të dyja skuadrat i kanë nga 35 pikë pas 16 xhirove të para, por Barcelona e mban kreun e La Ligës shkaku i dallimit në gola, tani që po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të sezonit 2019/20.
Formacionet e mundshme:
Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Jordi Alba; Rakitiq, Busquets, De Jong; Messi, Luis Suarez, Griezmann.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, Isco.