Formacionet: Barcelona – Real Madrid

05 prill 2023 | 13:05

Sot me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Camp Nou” do të jetë nikoqir i “El Clasicos” mes Barcelonës dhe Realit, përballje kjo e vlefshme për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Barcelona e mposhti Realin si mysafire me rezultat minimal 1:0.

Ndërkaq, në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Barcelona e mposhti Elchen me rezultat bindës 4:0, kurse Real Madridi e shkatërroi Valladolidin duke e mposhtur 6:0.

Fituesin e kësaj përballjeje në finale të Kupës së Mbretit e pret skuadra e Osasunas, e cila e eliminoi mbrëmë Athletic Bilbaon me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Barçën do të mungojnë Christensen, Dembele, Pedri dhe De Jong, kurse te Reali nuk do të paraqitet vetëm Ferland Mendy.

Formacionet e mundshme:

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Kounde, Araujo, Alonso, Balde; Kessie, Busquets, Gavi; Raphinha, Lewandowski, Fati.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Militao, Nacho, Alaba; Kroos, Tchouameni, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas…