Formacionet: Belgjikë – Portugali

27 qershor 2021 | 16:19

Sonte nga ora 21:00 përballen Belgjika dhe Portugalia në kuadër të fazës 1/16 të Kampionatit Evropian.

Belgjika arriti të kualifikohet deri në këtë fazë pasi e mbylli Grupin B në vendin e parë me nëntë pikë të grumbulluara. Në anën tjetër Portugalia ishte pjesë e Grupit F dhe u pozicionua në vendin e tretë me katër pikë.

Pritet një ndeshje fantastike dhe e ‘luftuar’ deri në fund, duke marrë parasysh përbërjet e këtyre dy skuadrave që kanë plot yje në ekip. Fituesi i kësaj ndeshje në çerekfinale takohet me Italinë e cila e eliminoi Austrinë.

Formacionet e mundshme:

Belgjika: Courtois; Alderweireld, Boyata, Vertonghen; Meunier, Tielemans, Witsel, T Hazard; E Hazard, Lukaku, De Bruyne.

Portugalia: Patricio; Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro; Moutinho, Danilo, Sanches; Bernardo, Ronaldo, Jota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jashtë rrezikut për jetën, por me plagë të dukshme. Kjo…