Formacionet: Chelsea – Lille

22 shkurt 2022 | 13:40

Chelsea është nikoqir i Lilles për përballjen e parë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”, me “The Blues” që shihen si favoritë në letër. Për këtë takim, skuadra londineze nuk mund të llogarisë në Reece James dhe Ben Chilwell, që janë të lënduar, ndërsa në dyshime janë Cesar Azpilicueta, Mason Mount dhe Callum Hudson-Odo.

Në anën tjetër, Lille do të jetë pa Orestis Karnezis që është po ashtu i lënduar, gjersa Angel Gomes është në dyshime, ndërsa Edon Zhegorva që është i përfshirë në listë – mund të ketë minuta. Këtë përballje mund ta parashikoni në lojën tashmë të dashur nga lexuesit tanë, “Eksperti”.

Formacionet e mundshme:

Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Silva, Rudiger, Alonso, Kovaqiq, Jorginho, Kante, Pulisic, Ziyech, Werner.

Lille: Jardim, Çelik, Fonte, Botman, Gudmundsson, Bamba, Xeka, Andre, Weah, Yilmaz, David.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se shteti i tij…