Formacionet: Chelsea – Milan
Chelsea dhe Milani përballet sot (e mërkurë) në kuadër të rrethit të tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”. Për këtë takim, The Blues do të jenë pa N’Golo Kanten që është i lënduar, derisa në dyshime janë Marc Cucurealla, Jorginho, Edouard Mendy dhe Kai Havertz.
Në anën tjetër, Rossonerët do të ketë më shumë mungesa si, Mike Maignan, Theo Hernandez, Alessandro Florenzi dhe Zlatan Ibrahimovic, që po ashtu janë të lënduar, ndërsa në dyshime janë Alexis Saelemaekers, Divock Origi, Sion Kjaer dhe Davide Calabria.
Formacionet e mundshme
Chelsea: Arrizabagala, Chilwell, Silva, Fofana, James. Gallagher, Kovaçiq, Mount, Pulisiq, Sterling, Aubameyang.
Milan: Tatarusanu, Ballo-Toure, Tomori, Kalulu, Dest, Tonali, Bennacer, Leao, Ketelaere, Rebiq, Giroud.