Formacionet: Chelsea – Real Madrid
06 prill 2022
| 12:44
Chelsea dhe Real Madridi do ta zhvillojnë përballjen e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve në “Stamford Bridge”.
Skuadra e Thomas Tuchel u kualifikua në këtë fazë, pasi mposhti kampionët e Ligës 1, Lille me rezultat të përgjithshëm 4-1, ndërsa skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti bëri një rikthim sensacional kundër Paris Saint-Germain dhe u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Formacionet e mundshme:
Chelsea (4-3-1-2): Mendy; Azpilicueta, Thiago Silva, Rüdiger, M. Alonso; Kante, Jorginho, Mount; Kovaqiq; Havertz, Pulisiq.
Real Madrid (4-3-1-2): Courtois; Carvajal, E. Militao, Alaba, F. Mendy; Kroos, Casemiro, Modriq; F. Valverde; Benzema, Vinicius J.