Formacionet: Chelsea – Sevilla

20 tetor 2020 | 14:03

Chelsea e ka të gjithë fokusi në Ligën e Kampionëve ku do të përballen sonte me Sevillan. Ndeshja e sotme do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:00.

Mungesa do ketë për të dy ekipet ku te Chelsea nuk do jenë të gatshëm Billy Gilmour shkaku i lëndimit, Edouard Mendy ku edhe ky thuhet se është i lënduar edhe pse sipas spekulimeve të shumta ai ka udhëtuar me ekipin, Thiago Silva i cili u kthye shumë vonë ku ishte i angazhuar me Kombëtaren e Brazilit por që mund të paraqitet.

Ndërkaq, te Sevilla nuk do mund të paraqitet Jules Kounde shkaku i Covid-19 ku ka rezultuar pozitiv, kurse Idrissi dhe Aleix Vidal nuk ishin të përzgjedhur për sot nga tekniku Lopetegui.

Formacionet e mundshme:

Chelsea: Caballero; James, Thiago, Zouma, Chilwell; Kovaqiq, Kante, Havertz; Ziyech, Werner, Pulisiq.

Sevilla: Bounou; Navas, Rekik, Carlos, Acuna; Rakitic, Fernando, Jordan; Ocampos, De Jong, Suso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen Bashkurti Tanimë ndarja e kufirit detar midis Shqipërisë…