Formacionet: City – Inter

18 shtator 2024 | 12:11

Është një fillim shpërthyes i raundit hapës të Ligës së Kampionëve, ndërsa Manchester City dhe Interi përplasen në një ndeshje që shihet se përsëritje e finales së vitit 2023. Mikpritësit fituan trofeun e tyre të parë dhe të vetëm në Ligën e Kampionëve atë vit dhe do të synojnë të fillojnë përpjekjet e tyre drejt një suksesi të dytë duke mposhtur sërish vizitorët.

City e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Premier Ligë me katër fitore në katër ndeshje, por vlen të përmendet se Cityzens nuk kanë historinë më të mirë historike në ndeshjet kokë më kokë kundër skuadrave nga Seria A, me vetëm pesë fitore nga 13 ndeshjet e fundit kundër klubeve italiane.

Interi nga ana tjetër po ashtu e ka nisur mirë sezonin e ri të Serie-A ku kërkon mbrojtjen e titullit kampion.

Formacionet e mundshme:

Manchester City (4-2-3-1): Ederson; Walker, Ruben Dias, Akanji, Gvardiol; Rodri, Gundogan; Bernardo Silva, De Bruyne, Grealish; Haaland.

Inter  (3-5-2): Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Thuram, Taremi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit…