Formacionet: City – Monchengladbach
Manchester City do të takohet sonte me Borussia Monchengladbachun për herë të dytë në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Citizens e fituan sfidën e parë me rezultat 2-0, derisa mund të thuhet se janë me një këmbë në çerekfinale, derisa ndeshja e sotme fillon në ora 21:00.
Për këtë sfidë, vetëm Nathan Ake është në dilemë që të paraqitet për Manchester Cityn, me Pep Guardiolan që me gjasë do të luajë me më të mirët e tij.
Në anën tjetër, Gladbachu do të ketë dy mungesa si, Torben Musel e Julio Villalba, gjersa në dilemë janë Ramy Bensebaini dhe Christoph Kramer.
Formacionet e mundshme:
Manchester City: Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Aguero, Sterling.
Borussia Monchengladbach: Sippel; Lainer, Ginter, Elvedi, Wendt; Zakaria, Neuhaus; Hofmann, Stindl, Thuram; Plea.