Formacionet: City – PSG
Manchester City dhe Paris Saint-Germain do të luajnë mes vete në ndeshjen e pestë të Grupit A në Ligën e Kampionëve 2021/22. Qytetarët janë nikoqir të parisienëve në ndeshjen më të mirë të mbrëmjes së sotme, ndeshja e cila mund t’ia sigurojë kualifikimin njërës skuadër.
Kevin De Bruyne mungon pasi rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërsa Liam Delap dhe Ferran Torres mungojnë. Jack Grealish nuk luajti asnjë rol në fitoren 3-0 të Cityt ndaj Evertonit dhe do të shpresojë të kthehet në gjendje fizike në kohë për ndeshjen e sotme ndaj PSG-së. Ruben Dias dhe Riyad Mahrez mund të kthehen të dy në formacionin titullar.
Sergio Ramos është pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germain për herë të parë, por do të futet vetëm në bankinë. Julian Draxler dhe Rafinha humbasin të dy ndeshjen e sotme. Marquinhos dhe Presnel Kimpembe gjithashtu udhëtojnë pasi munguan në fundjavë dhe kjo është një nxitje të madhe për skuadrën e Mauricio Pochettino.
Gianluigi Donnarumma humbi fitoren ndaj Nantes shkaku i sëmundjes, por ka udhëtuar për ndeshjen e sotme. Keylor Navas është në gatishmëri për të filluar.
Formacionet e mundshme:
Manchester City: Ederson; Walkers, Stones, Dias, Cancelo; Silva, Rodri, Gundogan; Mahrez, Foden, Sterling;
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes, Verratti; Messi, Mbappe, Neymar