Formacionet: City – Sporting

09 mars 2022 | 12:21

Manchester City do të zhvillojë përballjen e dytë me Sporting Lisbonën në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 5-0 për Citizens, derisa kjo e dyta fillon në ora 21:00 në “Etihad” dhe kampioni në fuqi i Ligës Premier mund të thuhet se ka kaluar në çerekfinale.

Për këtë sfidë, City do të jetë pa Nathan Ake, Ruben Dias, Cole Palmer, që janë të lënduar, Kyle Walker me karton të kuq dhe Kevin de Bruyne në dyshime.

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson, Egan-Riley, Stones, Laporte, Yinchenko, Silva, Fernandinho, Gundogan, Sterling, Jesus, Delap.

Sporting: Adan, Feddal, Coates, Inacio, Vinagre, Ugrate, Bragança, Porro, Santos, Sarabia, Paulinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonora Jakupi ka treguar si qëndron raporti me të dashurin…