Formacionet e mundshme: Crystal Palace – Arsenal

21 gusht 2023 | 14:04

Pas fitores me rezultat 2-1 në ndeshjen hapëse të Premier Ligës kundër Nottinghamit, Arsenali sot do të kërkojë tri pikë të reja nga ballafaqimi me Crystal Palace.

Mikel Arteta vjen në këtë sfidë me tri mungesa të rëndësishme si Gabriel Jesus, Elneny dhe Timber, por me po aq mungesa do të paraqitet edhe rivali i tyre pasi për shkak të lëndimeve nuk do të luajnë treshja Hughes, Matheus Franca dhe Olise.

Ashtu si Arsenali, edhe Crystal Palace e nisi edicionin e ri të Premier Ligës me fitore duke triumfuar kundër Sheffield United me rezultat 0-1.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Crystal Palace: Johnstone; Ward, Andersen, Guehi, Mitchell; Lerma, Doucoure, Ayew, Eze, Schlupp; Edouard

Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Tomiyasu; Partey, Rice, Odegaard; Saka, Nketiah, Martinelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United është interesuar për mesfushorin italian të PSG-së, Marco…