Formacionet e mundshme: Roma – Milan

01 shtator 2023 | 16:15

Xhiro e tretë e kampionatit italian të futbollit, Serie-A do të nis sot me dy ndeshje Sassuolo-Verona dhe derbi Roma-Milan.

“Rossonerët” vijnë në këtë ndeshje pas një nisje të fuqishme të sezonit në dy ndeshjet e para, ndërsa Roma e nisi keq, me një barazim dhe një humbje.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” me fillim nga 20:45 dhe pritet me interesim të madh, për shkak të përforcimeve që kanë bërë të dy skuadrat.

Formacionet e mundshme:

Roma: (3-5-2): Rui Patricio; Llorente, Smalling, Mancini; Spinazzola, Aouar, Paredes, Pellegrini, Karsdorp; El Shaarawy, Belotti.

Milan: (4-3-3): Maignan; Hernandez, Tomori, Kjaer, Calabria; Reijinders, Krunic, Loftus-Cheek; Leao, Giroud, Pulisiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga ndihma për…