Formacionet: Galatasaray – Real Madrid
22 tetor 2019
| 16:27
Galatasaray sot pret në “shtëpi” Real Madridin në kuadër së Ligës së Kampionëve. Për gjigantin turk kjo ndeshje nuk pritet të jetë e lehtë, pavarësisht që Reali nuk është në formë të mirë.
Të dy klubet në dy ndeshjet e para të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, kanë nga një humbje dhe një barazim. Të klubi turk pritet të mungojë sulmuesi Radamel Falcao, ndërsa te “Los Blancos”, priten të mungojnë Naco, Modriq, Bale dhe Asensio.
Formacionet e mundshme
Galatasaray (4-2-3-1): Muslera, Mariano, Luyindama, Marcao, Nagatomo, N’Zonzi, Seri, Mor, Belhanda, Babel, Andone.
Real Madrid (4-3-3): Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Mendy, Valverde, Casemiro, Kroos, Vinicius, Benzema, Hazard.