Formacionet: Inter – Atletico Madrid

20 shkurt 2024 | 15:11

Federico Dimarco dhe Matteo Darmian pritet që të kthehen në formacionin startues të Interit kundër Atletico Madridit në ndeshjen e parë të raundit 1/16-të të Ligës së Kampionëve, sfidë e cila zhvillohet sonte.

Liderët e Serisë A janë pa të dëmtuarit Juan Cuadrado dhe Francesco Acerbi, plus Stefano Sensi i cili nuk është përfshirë në listën e “Nerazzurrëve” të UEFA-s.

Inzaghi nuk do ta ndryshojë mbrojtjen e tij me tre lojtarë, duke filluar me Benjamin Pavard, Stefan de Vrij dhe Alessandro Bastoni para Yann Sommer, si në fitoren e tyre 4-0 ndaj Salernitanas të premten.

Darmian dhe Dimarco rikthehen në formacionin startues, duke zëvendësuar Denzel Dumfries dhe Carlos Augusto, por mesfushorët dhe sulmuesit qendrorë nuk do të ndryshojnë, me Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez që startojnë nga minuta e parë.

Thomas Lemar dhe Cesar Azpilicueta janë të padisponueshëm për Atletico Madridin, të trajnuar nga ish-mesfushori i Interit, Diego Simeone.

Ish- sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata pësoi një dëmtim në gju disa javë më parë, por është i disponueshëm në stol, ndërsa ish-lojtarët e Udineses, Nahuel Molina dhe Rodrigo De Paul pritet të startojnë për gjigantët e La Ligës.

Inter-Atletico Madrid, formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.

Atletico Madrid (5-3-2): Oblak; Reinildo, Hermoso, Ëitsel, Gimenez, Molina; Saul, Koke, De Paul; Griezmann, Llorente.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Kush do ta mbrojë Kosovën:…